Pas ndryshimit kushtetues në vitin 2007 në Türkiye u caktua që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, më 10 gusht të vitit 2014 populli turk për herë të parë doli në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit, raporton Anadolu.

 

Presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 mori 51,79 për qind të votave, u zgjodh presidenti i 12-të i Republikës së Türkiyes.

 

Pastaj, në zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit të vitit 2018, ErdoÄŸan duke grumbulluar 52,59 për qind të votave doli me një fitore të qartë kundrejt kandidatëve Muharrem Ä°nce, Selahattin DemirtaÅŸ, Temel KaramollaoÄŸlu dhe DoÄŸu Perinçek.

 

Në zgjedhjet e fundit presidenciale të mbajtura më 14 maj, ErdoÄŸan hyri në garën zgjedhore me kandidatët Kemal KılıçdaroÄŸlu, Sinan OÄŸan dhe Muharrem Ä°nce, i cili më vonë tërhoqi kandidaturën.

 

Duke mos arritur pragun prej 50 për qind, ErdoÄŸan dhe KılıçdaroÄŸlu shkuan në raundin e dytë më 28 maj.

 

Sipas rezultateve preliminare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ErdoÄŸan me mbi 27,7 milionë ose 52,1 për qind të votave është rizgjedhur sërish presidenti i Republikës së Türkiyes./TRT