15 persona kanë rënë në pranga si pjesë e një operacioni antidrogë nga Guardia Di Finanzia në Itali. Bëhet fjalë për një klan të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, të llojit heroinë kokainë, hashash dhe marijuanë. Droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion Italinë, më pas paratë e pista investoheshin në Shqipëri.
Mediat italiane shkruajnë se “baza” e klanit të përbërë nga shumicë kriminelë shqiptarë ishte një fermë në zonën e Scanzano Jonico (Matera). Në momentin e arrestimi, janë sekuestruar 20 kg heroinë, 5.7 kg marijuanë dhe 105 gram kokainë. Krahas arrestimit të 15 personave, është arrestuar edhe kreu i organizatës dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt i cili ishte edhe pronar i fermës që shërbente si baza e bandës.Nga arrestimi i kreut të bandës dhe bashkëpunëtorit të tij, janë sekuestruar asete me vlerë 4.2 mln euro, para të ardhura nga trafiku i drogës.
Droga mbërrinte në Itali dhe substancat shpërndaheshin në të gjithë territorin por edhe në organizata të tjera të trafikut të drogës. Paratë më pas investoheshin në Shqipëri për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe aktivitete tregtare.