Dhuna e ushtruar ndaj trupave të KFOR në veri të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Objektivi i qindra aparateve fotografik të fokusuar në këtë përplasje mes huliganëve serbë që jetojnë atje dhe trupave paqeruajtës, kanë identifikuar mes turmës dhjetra persona të cilët as nuk janë banorë të zonës e as shtetas kosovarë.
Ky që shihni në foto, është identifikuar si Dragan Smigicin një polic serb nga qyteti Rudares në Serbi.
Mediat raportojnë se Dragan është dërguar nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç për të orkestruar dhunën në veri të Kosovës.
Ardhja e një personi që nuk është as banor i zonës e as shtetas i Kosovës në një zonë ku tensionet mund të përcipitojnë nga momenti në moment, sipas mediave bëhet për të nxitur dhe provokuar përplasjet mes banorëve dhe trupave të KFOR.
Në rrjete sociale janë publikuar pamjet kur Dragan shihet duke goditur ushtarët e KFOR-it në Kosovë me shkop policie.
Të paktën 41 ushtarë të KFOR janë lënduar si pasojë e përplasjeve dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.