Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po bashkëpunojnë në energji dhe infrastrukturë. Gazifikimi i portit të Vlorës dhe korridori i tetë janë dy prej projekteve që do të fuqizojnë dy vendet në të ardhmen.

 

Shqipëria po bashkëpunon me Maqedoninë e Veriut në sektorin energjetik. Një ndër projektet e përbashkëta mes dy shteteve është ai i gazifikimit në Portin e Vlorës.

 

 “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur prej kohësh bashkëpunimin sa i takon projektit të ri të portit të Vlorës ku parashikohet një gazifikim i lundrueshëm, i cili do të ketë edhe zhvillime të tjera si dristibucioni i qazit të lëngshëm në vendet e tjera të rajonit e po ashtu edhe prodhimi i energjisë elektrike përmes molektulave që do të vijnë nga SHBA”,-tha Belinda Balluku.

 

Ministrja Balluku ishte në Shkupi, ku ndau me homologun e Maqedonisë e Veriut, Fatmir Bytyqi, edhe projekte të tjera në infrastrukturë.

 

“Dy ekipet e krijuar nga dy qeveritë janë duke punuar për të pasur sa më shpejtë një plan të përbashkët se ku do takohen me korridorin e 8”,-tha Balluku.

 

Të dy ministrat folën edhe për nismën e Ballkanit të Hapur, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë rajonale dhe do të frenojë emigrimin e banorëve të rajonit drejt Europës.