Ekspertja Simone Malik, nga Bradford, një artiste portretesh me një talent të veçantë për njohjen e fytyrës, beson se tipare specifike të fytyrës mund të vërtetojnë nëse, presidenti rus, Vladimir Putin përdor sozinë e tij për daljet në publik  dhe për ti dhënë fund konspiracionit nëse ai është vërtetë gjallë.

Sipas saj, presidenti rus është gjallë dhe këtë ajo mundohet ta vërtetojë me disa detaje të vogla në “zonat kyçe” si hunda, veshët dhe buzët e Putinit, që sipas saj shpjegon edhe një tjetër fakt, atë se Putini nuk po përdor sozitë e tij në publik.

 

Ajo shtoi se fytyra më e rrumbullakët dhe e fryrë e Putinit kohët e fundit, tregon shenjat e plakjes natyrale ose një gjendjeje shëndetësore të rënduar.

Ka zëra që qarkullojnë se ai ka përdorur një trup të dyfishtë ose ka vdekur. Por bazuar në disa elementë kyç, nuk mendoj se është përdorur një sozi. Unë njoh një rrudhje në veshin e tij dhe pjerrësinë shumë të dallueshme në buzën e tij. Ju mund të shihni buzët e tij edhe kur ai ishte i ri, i ka të pjerrët në anën e majtë. Por fytyra është një zonë që përkeqësohet me kalimin e moshës, por detajet mbeten aty,” tha ekspertja.

Veshët e tij, njëra anë e veshëve të tij është pak më e trashë dhe ai gjithashtu ka një rrudhë në vesh, që shumë njerëz nuk e kanë. Ai gjithashtu ka të njëjtën pjerrësi në hundë nga profili i tij anësor. Çdo kënd i fytyrës së tij në krahasim me Putinin kur ishte i ri përputhet,” shtoi ekspertja.

Ndërsa sa i takon ndryshimeve në lëkurën e tij, ekspertja shprehet se mund të ketë disa faktorë që ndikojnë, si plakja ose ekspozimi i pakët në diell.

Lëkura e tij duket pak më ndryshe, ai dikur kishte një fytyrë më të nxirë, por tani jo më. Kjo mund të jetë për një sërë arsyesh – përsëri plakja, shëndeti ose ndoshta më pak kohë në diell,” u shpreh ajo, teksa shtoi se është e sigurt se Putin nuk përdor sozi./ The Mirror