Një tjetër incident ka ndodhur në Zveçan, ku protestuesit serbë kanë dëmtuar makinën e një media. Bëhet fjalë për median kosovare, RTV Dukagjini.

 

 

Raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është vetura e dytë e kësaj medie që është sulmuar nga protestuesit e zonës.

Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh, shkruajnë mediat kosovare.

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe shoferët, që janë në krye të detyrës, e po raportojnë nga veriu i vendit”, thuhet në reagimin e AGK-së.