I ftohti polar po i afrohet SHBA-së dhe ditët më të ftohta të muajve të dimrit pritet të regjistrohen në zonat qendrore të vendit, raportojnë mediat.
Sipas CNN-it, pjesët qendrore të vendit do të jenë nën ndikimin e të ftohtit polar që nga mbrëmja e sotme.
Temperatura e ajrit pritet të zbresë në minus 20 deri në minus 30 gradë, kurse stuhi të forta pritet të ulin temperaturën e ajrit në minus 50 në disa zona.
Ndërsa alarm për motin e ftohtë u lëshua për më shumë se 15 milionë njerëz që jetojnë në pjesët qendrore të vendit, autoritetet paralajmëruan se edhe dhjetë minuta ekspozim ndaj të ftohtit mund të shkaktonte ngrirje.
Me këtë valë moti, në vend pritet të shënohen ditët më të ftohta të stinës së dimrit./aa