Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka reguar sot për situatën në veri duke thënë se tensionet në Kosovë janë “shqetësuese”.

 

Gjatë fjalës së saj në konferencën e sigurisë GLOBSEC në Bratislavë, ajo i bëj thirrje të gjitha palëve që të largohen nga konfrontimi dhe të marrin masa për të rivendosur qetësinë.

 

 “Ne  morëm edhe në Ballkanin Perëndimor, të njëjtat masa solidariteti që kemi marrë brenda aleancës tonë. Ne kemi mbështetur familjet vulnerabël ndaj kostove të larta të energjisë.

 

Ne po ndërtojmë infrastrukturë të re për të reduktuar varësinë e Ballkanit Perëndimor nga karburantet fosile ruse. Dhe ky bashkëpunim praktik ka ecur paralelisht me progresin në rrugën drejt BE-së.

 

Tensionet e fundit në Kosovë janë sigurisht shqetësuese. I bëj thirrje të gjitha palëve që të largohen nga konfrontimi dhe të marrin masa për të rivendosur qetësinë”, tha Von der Leyen.

 

Në fjalimin e saj, Von der Leyen njoftoi gjithashtu një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor.

 

Ajo theksoi se ky plan do të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor.

 

“Sot dua të prezantoj një iniciativë të re, të rëndësishëm në rajon. Është një plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor. Ne duam të ndërtojmë progresin e arritur në muajt e fundit, por gjithashtu duam të sjellim disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor tashmë sot”.