Ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Dritan Abazoviç. Kritikat  të cilat  lidhen më shumë me marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbë, marrëveshje e nënshkruar gjatë mandatit.

 

Gjukanoviç më tej ka thënë se vetmja gjë e mirë që sheh tek kryeministri Abazoviç është të qenit shqiptar.

 

“Ne mbështetëm një shqiptar të vijë në krye të qeverisë. Thashë dhe e përsëris: e vetmja gjë e vlefshme e tij është se është shqiptar. A është ndjekës i traditës autentike të rrënjosur të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër”,  u shpreh ish presidenti  duke e cilësuar Abazoviçin një gënjeshtar e tradhtar, dhe se nuk ka asnjë  moral.