Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon mocion mosbesimi për qeverinë Kurti pas situatës së tensionuar në Veri dhe sanksioneve të SHBA-së ndaj Kosovës.

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë u shpreh se Kurti me këtë qasje po vazhdon ta humbasë me shpejtësi sovranitetin në Veri.

 

Sanskionet e SHBA-së, sipas Tahirit, kanë goditur në themel funksionimin e vendit.

 

Ai u shpreh se një mocion mosbesimi është përgjigja jo për të dëmtuar, e jo për të fituar politikisht, por për t’i treguar Kurtit se rruga që po ndjek ai është qorre. Sipas deputetit Tahiri, zgjedhjet në veri të vendit kanë qenë një eksperiment që nuk i kanë ndihmuar as Kosovës dhe as integrimit të Veriut.