Këshilli Suprem Zgjedhor i Türkiyes (YSK) ka shpallur zyrtarisht Recep Tayyip ErdoÄŸan-in me 52,18 për qind të votave fitues të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye.

 

Kreu i YSK-së, Ahmet Yener, shpalli rezultatet zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 28 majit në kryeqytetin Ankara.

 

Yener tha se rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 28 maj janë përcjellë në Gazetën Zyrtare për publikim.

 

Ai njoftoi se rezultatet përfundimtare treguan se ErdoÄŸan siguroi 52,18 për qind të votave, ndërsa kreu i opozitës, Kemal KılıçdaroÄŸlu, 47,82, për qind.

 

Yener gjithashtu theksoi se me përfundimin e procedurës së votimit jashtë shtetit më 24 maj të vitit 2023, para ditës së votimit në vend, transferimi është kryer nga 73 vende, 151 zyra përfaqësuese dhe 16 qendra.

 

Ai tha se shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte 88,92 për qind brenda vendit dhe 53,8 për qind jashtë vendit. Shkalla totale e pjesëmarrjes, përfshirë vendore, ndërkombëtare dhe doganore, ishte 87,05 për qind.

 

Zgjedhjet e 14 majit ishin përfundimtare për parlamentin, por në zgjedhjet presidenciale të njëjtën ditë asnjë kandidat nuk siguroi 50 për qind të votave të nevojshme, megjithëse presidenti ErdoÄŸan kryesoi me 49,52 për qind të votave./AA