Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

 

Protesta ka nisur në orën 12:00, ndërsa Policia e Kosovës e ka bllokuar kalimin matanë Urës së Ibrit, që e ndan Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut.

 

Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.

 

 

Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se thirrjet e tilla “nuk i ndihmojnë” Kosovës.