Bashkimi Evropian (BE) mori vendim për zbatimin e sanksioneve kundër Iranit për shkak të sulmit të tij ndaj Izraelit.
Në deklaratën e BE-së thuhet se sulmi i Iranit ndaj Izraelit u dënua me votë unanime dhe se është vendosur zgjerimi i sanksioneve kundër Iranit.
Lidhur me përmbajtjen e sanksioneve nuk ka dhënë informacion as presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili dha deklaratë për media pas përfundimit të sesioneve të ditës së parë të Samitit të BE-së në Bruksel mbi çështjet e jashtme, përfshirë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, tensionet midis Izraelit dhe Iranit dhe luftën Izrael-Hamas në Gaza.
- U përsëritën mesazhet për Gazën
Në deklaratë u rikujtua se kriza në Gaza duhet të përfundojë me një armëpushim të menjëhershëm, se duhet të lirohen pengjet dhe se duhet të dërgohen ndihma pa pengesë.
Në deklaratë vihet theksi për angazhimin e BE-së për zgjidhjen me dy shtete. Gjithashtu në deklaratë përmendet edhe situata në Liban si dhe u përsërit mbështetja e fortë e BE-së për këtë vend.
Liderët e BE-së në deklaratë nënvizuan se mbështesin kthimin e sigurt, vullnetar dhe dinjitoz të refugjatëve sirianë në vendin e tyre./aa