Ministrja për Evropën dhe Punënt e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në Oslo në takimin me homolgët e NATO-s për çështjen e Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhaçka ka shprehur mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë.
Ajo shkruan se ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR dhe thekson se dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.
“Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATOs të mbajtur në Oslo, diskutuam për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius, mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën.
Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës në tërësi.
Mirënjohje për kontributin e NATO-s në rujatjen e sigurisë në rajonin tonë.
Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës.
Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara”, shkruan Xhaçka.