Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka sjellë në vëmendjen në seancën e sotme votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pro anëtarësimit të Kosovës.
Ai tha se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për rajonin dhe i hap rrugë njohjes së gjenocidit serb në Kosovë.
“Mendoj që sot ta nisim seancën duke thënë urime Kosovë për votën për anëtarësimin e saj në KiE, ngjarje kryesore për stabilitetit në rajon dhe rrugën europiane të rajonit.
Është një ngjarje që na përket të gjithëve. Ishte një ngjarje e shumëpritur.
Shpresojmë që edhe vendimi i ministrave në maj të jetë i njejtë. Kjo është e rëndësishme për hapjen rrugë të dënimit të gjenocidit serb në Kosovë”, tha ai./SyriNet