Altun tha se ErdoÄŸan do të betohet në të njëjtën ditë në parlamentin turk

 

Presidenti turk Recep Tayyip ErdoÄŸan do të shpallë kabinetin e tij të ri të shtunën, njoftoi drejtori i zyrës së komunikimeve i Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun.

 

Duke folur për 24 TV të enjten (1 qershor), Altun tha se ErdoÄŸan do të betohet në të njëjtën ditë në parlamentin turk.

 

Pas ceremonisë së betimit, ErdoÄŸan do të vizitojë Anıtkabirin, mauzoleun e Atatürkut, tha Altun.

 

Presidenti do të shtrojë gjithashtu një darkë për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij, shtoi ai.

 

Altun tha se presidenti ErdoÄŸan do të shpallë kabinetin e tij të ri më vonë atë natë.

 

Ai akuzoi gjithashtu kompanitë e rrjeteve sociale për anësi gjatë periudhës së zgjedhjeve në Türkiye, duke kritikuar Twitterin se "u shërben interesave politike të ShBA-së"./AA