Për të gjashtën ditë me radhë vijojnë protestat në veri të Kosovës. Edhe sot në orën 12:00 është paralajmëruar se do të mbahet protestë edhe në Graçanicë.
Në rrjetet sociale qytetarët janë ftuar në një protestë paqësore pikërisht në mesditë, me qëllim që t’i “përkrahin serbët që po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.
Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviç, ka thënë për RTK live se organizatorët kanë raportuar për mbajtjen e protestës në këtë komunë në përputhje me rregullat në fuqi dhe se policia do ta sigurojë mbarëvajtjen e tubimit.