Protestat në veri të Kosovës kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të tyre, ndërsa këtë të premte protestuesit serbë janë mbledhur para komunës së Zveçanit dhe kanë nisur të nënshkruajnë duke e arsyetuar veprimin se pse “nuk po lejohen të hyjnë në objektin e komunës”.

 

Serbët kundërshtojnë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të komunave në tri komuna në veri, nga objektet komunale. Tensionet kanë përcjellë disa ditë protestat, ndërsa së fundmi protestat janë zëvendësuar me fyerje e provokime.

 

Ndërkohë një ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se serbët e Kosovës në vazhdimësi janë nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre. Kujtojmë se edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar reflektim dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në veri të Kosovës.

 

Kujtojmë se, Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.

 

 

Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:

 

-Zgjedhje të reja tani

 

-Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to

 

-Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

 

“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.