Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani tha se vrasja e Saleh Al-Arouri një prej drejtuesve të Hamasit nga Izraeli ka prishur ekuilibrin rajonal dhe pasojat e kësaj do të prekin SHBA-në.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Ashtiani në Teheran në deklaratën për gazetarët tha se "Armiqësia e SHBA-së vazhdon pa fund dhe se kjo është në dëm të SHBA-së".
Ai tha se SHBA-ja "prish ekuilibrin rajonal". "Pasojat e prishjes së ekuilibrit të rajonit do t'u kthehet patjetër atyre. Kundër politikave të SHBA-së ka një reagim të fortë dhe do të vazhdojë", theksoi Ashtiani.
Ministri iranian vuri në dukje se "gabime strategjike" të tilla tensionojnë rajonin dhe se në fund "tymi do të hyjë në sytë e vetë SHBA-së".
Nënkryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Saleh Al-Arouri u vra dje bashkë me 6 persona të tjerë në sulmin që Izraeli kreu me mjet ajror pa pilot (dron) në rajonin "Dahieh" i cili konsiderohet si "kalaja e Hezbollahut" në Bejrut./aa