Kanë kaluar 27 vjet nga vdekja e Tupac dhe ai vetëm pas rreth tri dekadash pas vdekjes do të nderohet me yllin e tij në “Hollywood Walk of Fame”.
Zbulimi i yllit do të bëhet më 7 qershor dhe në emër të artistit do të flasë motra e tij. Reperit do t’i jepet ylli për kategorinë “Recorder”.
“Tupac Shakur ishte një reper, aktor, aktivist, poet dhe revolucionar”, tha në një deklaratë producentja e ‘Hollywood Walk of Fame’, Ana Martinez.
Tupac u vra në vitin 1996, kur ishte vetëm 25 vjeç. Ai u bë një nga emrat më të mëdhenj në historinë e muzikës hip-hop, duke u bërë frymëzim për brezat pasardhës.