Pavarësisht përparimit të madh për mbrojtjen e pyjeve në Brazil dhe Kolumbi, shpyllëzimi ka shkakuar shfarrosjen e një hapësirë pyjore të barabartë me territorin e Zvicrës. Studimi më i ri fajëson bujqësinë. Edhe fatkeqësitë natyrore sollën dëme të mëdha për 2023in.
Shkatërrimi i pyjeve tropikale në botë vazhdoi me ritëm shumë të shpejtë në vitin 2023, përfshirë humbjen e pyjeve në Amazonën braziliane dhe kolumbiane.
Sipas studimit shkaku kryesor është përdorimi i tokës për bujqësi.
Megjithatë fatkeqësitë natyrore kanë pasur gjithashtu ndikimin e tyre.
Kanadaja përjetoi një humbje rekord të pyjeve për shkak të zjarrit, duke humbur më shumë se 8 milion hektarë.
Ndërsa Brazili dhe Kolumbia regjistruan rënie të mëdha në humbjet e pyjeve prej 36% dhe 49% respektivisht, por këto rënie u kompensuan nga rritje të mëdha në Bolivi, Laos, Nikaragua dhe vende të tjera.
Sipas ekspertëve bota bëri dy hapa prapa kur bëhet fjalë për humbjen e pyjeve gjatë vitit të kaluar.
Ruajtja e pyjeve tropikale është thelbësore për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5C mbi nivelet para-industriale, sipas studiuesve.
Në konferencën për klimën, Cop28 në Dubai, qeveritë ranë dakord për të ndaluar dhe rikthyer humbjen dhe degradimin e pyjeve deri në vitin 2030, pas një angazhimi të liderëve botërorë për t'i dhënë fund shkatërrimit të tyre këtë dekadë. Por shifrat e reja tregojnë se bota është shumë larg arritjes së këtij objektivi.