Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në ambientet e një lokali në zonën e Vorës.
Policia bën me dije se viktima është një shofer kamioni nga Maqednia e Veriut, i cili punonte për një linjë të transportit të mallrave nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
Sipas hetimeve paraprake të policisë dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri”, njofton policia.