Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, banues në Durrës, pasi ky i fundit kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” i ishte caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penalë “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

Njoftimi i policisë:

 

DVP Gjirokastër

 

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 38-vjeçari.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, kapën dhe arrestuan shtetasin , 38 vjeç, banues në Durrës.

 

38-vjeçari u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, për një rast të goditur më datë 24.10.2022, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

 

Materialet procedurale i Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.