Në qytetin e Durrësit vijojnë punimet për rikonstruksionin tërësor të Qendrës Kulturore për Fëmijë, ku fëmijët e pasionuar pas artit do të kenë kushte më të mira.

 

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi punimet që po kryhen në këtë qendër, të cilat pritet të përfundojnë pas pak muajsh.

 

“Në përfundim të këtij rikonstruksioni kjo qendër do të ketë ambiente bashkëkohore ku rreth 1 000 fëmijë do të frekuentojnë sektorin e Artit, Sportit dhe Shkencës”, tha Sako.

 

Kryebashkiakja Sako theksoi se “kjo qendër do të kthehet në një hapësirë multifunksionale që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e Durrësit”.

 

Në këtë qendër kanë kaluar disa breza dhe të gjithë me dëshira e ëndrra për të mësuar një instrument, për të mësuar teatër, pikturë, skulpturë etj.