Recep Tayyip ErdoÄŸan bëri betimin në parlament si President i Türkiyes për një mandat tjetër pesëvjeçar pas rizgjedhjes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 28 maj.

 

Pas ceremonisë së betimit në Asamblenë e Madhe Kombëtare (TBMM), ErdoÄŸan do të vizitojë Anitkabirin, mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Türkiyes.

 

Më pas, në Kompleksin Presidencial do të mbahet një ceremoni inaugurimi, ku do të marrin pjesë zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende, duke përfshirë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, zyrtarë të nivelit parlamentar dhe ministror, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, Organizatën e Shteteve Turke dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam.

 

ErdoÄŸan do të presë mysafirët në një darkë në Pallatin Çankaya.

 

Ai pritet të shpallë kabinetin e tij pas darkës.

 

ErdoÄŸan fitoi balotazhin presidencial të dielën e kaluar me 52,18 për qind të votave. Kandidati i opozitës Kemal KılıçdaroÄŸlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Këshilli Suprem Zgjedhor i vendit./AA