Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur ditën e sotme për programin e mëngjesit në 'BBC;' lidhur me situatën në veri të vendit.
Kurti ka thënë se nëse jo kryetarët e zgjedhur, atëherë kush duhet të jetë në ato ndërtesa.
‘Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët për kënd duhet të shërbejnë atëherë. Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kjo është si duhet të jetë dhe të qëndroj’, ka thënë Kurti për ‘BBC’.
Lidhur me kërkesën për largimin e Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, ka thënë se ‘mund të rishikojmë’.
‘Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi ose në burg’, u shpreh Kurti.
Kryeministri shtoi se ai nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, Kosovën.
‘Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar nga perëndimi’, tha ai.
Kurti shtoi më tej se Serbia nuk lejon serbët në Kosovë që të kenë më shumë e një parti.
‘Unë kam në kabinetin tim ministrin serb Nenad Rashiq, i cili nuk i takon partisë së Aleksandar Vuçiq dhe ai është njeri më i urryer në Serbi. Serbia nuk lejon pluralizëm politik’, u shpreh Kurti.
I pyetur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se ‘jam i gatshëm të dëgjoj propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi që të vendoset sundimi i ligjit në vend’.
Kryeministri shtoi se ‘Nuk do të lejoj që dikush të ndajë dhe të përçajë Republikën tonë demokratike’.
Lidhur me situatën në veri, dhe deklaratat e ashpra nga SHBA-të dhe BE-ja, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës.
‘Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demkoracisë. Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, policisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit’,-tha Kurti.
Ai shtoi se Serbia nuk e distancojnë veten nga e kaluara e Millosheviqit, e as nuk e distancojnë nga e tashmja e Putinit.
‘Serbia është i vetmi vend që nuk i vënë sanksione Rusisë, dhe tani ata duan të kompensohen territorialisht në Kosovë për humbjet në kohën e regjimit të Millosheviqit 25 vite më parë’, ka theksuar Kurti.