Katër persona kanë tentuar të vjedhin me dhunë një biznes materialesh ndërtimi, i vendosur në rrugën dytësore të aksit Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, por fatmirësisht ndërhyrja e shërbimit privat të sigurisë dhe reagimi i policisë ka bërë që vjedhja të mos realizohet.

Mbeten të paidentifikuar autorët, ndërkohë që grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.