Presidenti Recep Tayyip Erdoğan bëri betimin dhe mori sërish detyrën pas fitores së tij në zgjedhje, dje në rezidencën Çankaya  shpalli kabinetin e “Shekulli i Turqisë” para kamerave.

Përveç dy emrave të ish-kabinetit, ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe ministrit të Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, kabineti ka ndryshuar tërësisht.

Një nga emrat më të spikatur në kabinetin e ri ishte Hakan Fidan, ish-kreu i MIT. Fidan u emërua nga Presidenti Erdogan si Ministër i Punëve të Jashtme, duke zëvendësuar Mevlüt Çavuşoğlu.

Hakan Fidan, i cili u emërua si Ministër i Punëve të Jashtme, u bë ministri i parë i jashtëm me origjinë ushtarake që mori detyrën 101 vjet pas İsmet İnönü.