Ministri britanik i Emigracionit u detyrua të kapërdijë deklaratën e vetë gjatë një interviste dhënë për kanalin televiziv informative SkyNews, kur u pyet për numrin e shqiptareve të ardhur me gomone që ishin rikthyer në Shqipëri nga Britania pas marrëveshjes së dhjetorit mes Ramës dhe Sunak, të cilën ai e cilësoi si “marrëveshje të artë”.
Ne përgjigje të pyetjes se sa janë shqiptaret e rikthyer, Robert Jenerick fillimisht tha se ishin me mijëra, por falë këmbënguljes së gazetares britanike, nëse mes tyre ishin edhe kriminelët nëpër burgje apo të ardhurit me gomone, ai e çoj shifrën nga mijëra në qindra shqiptarë të rikthyer, nga ata që kishin ardhur me gomone.
Edhe pse tha se jemi ende herët për rikthime më të mëdha, ministri i Emigracionit përmendi edhe rekurset ligjore të minutës së fundit nga avokatët, ndërkohë që pranoj se shumë nga të ardhurit janë nëpër hotele ose kanë kaluar në të zezë.
Në këtë mënyrë ministri britanik konfirmoi atë çka ka raportuar muaj më parë Top- Channel sapo u njoftuan masat drakonian anti-emigracion. Në kushtet kur duan t’i kthejnë të ardhurit dhe të mos u lejohet aplikimi për azil, ato përbënin një sinjal të qartë se të ardhurit do ishin me kohë borxh dhe gjasat për kalimin në të zezë shtoheshin dukshëm, çka siç konfirmohet se ka ndodhur.
Kalimet me gomone vazhdojnë nëpër La Mansh dhe numri i shqiptarëve është i ulët deri më tani. Ndërkohë për Britaninë, Shqipëria është momentalisht vendi i vetëm ku mund të rikthejë të ardhurit ilegalisht vitin e kaluar që ishin mbi 45 mijë nga shumë kombësi të botës, mes tyre vetëm afro 14 mijë shqiptarë.