Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar pasi ka goditur me sëpatë një shtetas.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brataj, ku për motive të dobëta, K. L., 41 vjeç  banues në këtë fshat ka goditur me send të fortë (sëpatë), shtetasin F. G., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.