Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku bashkëshorti, Aleko Myrtollari, qëlloi më thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren Marjola Myrtollari.

 

Mësohet se çifti kishin prej kohësh grindje dhe probleme mes njëri-tjetrit dhe 1 muaj e gjysmë më parë ishin shpërngulur nga Tirana në Korçë. Po ashtu mësohet se Aleko Myrtollari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj Manjola Myrtollarit.

 

Përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë raportohet se në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por babai i tyre i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten.

 

Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

 

Sipas të dhënave, shkak i ngjarjes ishin konfliktet për motive xhelozie, bashkëshorti dyshonte te gruaja e tij për tradhti.

 

Ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit që e ka gjetur të ëmën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. 38-vjeçarja ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.