Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri.

 

Parashikohet që paraditja do të ketë një mot me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë zonën malore, më të dukshme në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe.

 

Ndërsa orët e vona të mbrëmjes pritet të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore Juglindore.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

 

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.