Gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, por temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin.

 

Temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, duke arritur deri në -15°C në zonat malore shoqëruar me erë të fortë.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale informon se, “është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat dhe qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”.

 

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore.