Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili goditi sot Turqinë. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura dhe i ka uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve nga tërmeti. Gjithashtu, ajo thekson se Kosova ëstë gati të ofroj mbështetjen e nevojshme.
“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar Presidentja.