Kryeministri, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim për sektorin e bujqësisë në vendin tonë.

 

Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se teksa vijon rritja e eksporteve bujqësore, deri më tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës.

 

Rama thotë se fermerët me kartën e naftës janë pajisur me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

 

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.