Pas zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzave të PD për atë që ata e cilësojnë masakër zgjedhore dhe blerje votash, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot sloganin e ri që vjen pikërisht pas rezultatit në zgjedhjet lokale.

 

“Zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i Berishës. Kjo duket se do jetë beteja politike e opozitës në ditët në vijim.

 

“Pas nesh është baneri me sloganin e ri pas zgjedhjeve të 14 majit. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, e nisi fjalën e saj zëdhënësja e  PD, Floriana Garo në konferencën e përjavshme para mediave.