Transportohet me urgjencë drejt Tiranës me helikopter 36-vjeçarja Marjola Myrtollari.
36-vjeçarja 2 ditë më parë u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari, 46 vjeç, i cili nuk është kapur ende nga policia.
Çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës. Çifti janë prindër të 3 fëmijëve, ndërsa në banesën nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa.
Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.