Shërbimi i fizioterapisë dhe logopedisë do të jetë i përfshirë për herë të parë edhe në qendrat shëndetësore.

 

Fillimisht 34 teknik të shkencave mjekësore do të vendosen në 17 qendra të kujdesit parësor , për të ofruar shërbime të riaftësimit, rehabilitimit, për grupmosha të ndryshme në varësi të profilit të ofrimit të kujdesit shëndetësor parësor .

 

Do të jenë ekipet multidisiplinare të cilët do të sigurojnë që pacientët të marrin një kujdes të plotë, duke përfshirë trajtimin dhe rehabilitimin e tyre në të gjitha aspektet shëndetësore, afër vendbanimit.

 

 

Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një sërë reformash në kujdesin parësor, duke shtuar gamën e shërbimeve shëndetësore që ofrohen për qytetarët afër vendbanimit.

 

Shërbimet e integruara socio-shëndetësore janë bërë tashmë funksionale në 50 qendra shëndetësore që prej vitit 2022, gjithashtu është në proces plotësimi me psikologë/punonjës socialë i 50 qendrave të tjera, duke bërë kështu një numër të konsiderueshëm prej 100 kabinetesh multidisiplinare të kujdesit parësor të shtrira në të gjithë territorin e vendit.