Shumë shpejt gjiganti mediatik botëror Deutsche Welle do të publikojë një reportazh kushtuar transformimit të shpejtë të Tiranës, si një qytet modern dhe model. DW ka zgjedhur Piramidën e transformuar, e cila do të shërbejë si qendra më e madhe e teknologjisë në rajon.

 

 

“Në projektin tonë të radhës do të fluturojmë në Europë, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Një pikë referimi ikonike po i nënshtrohet rikonceptimit, duke mbyllur trashëgiminë saj si një trofe komunist. Ndërtuar në 1980, arkitektura e dikurshme komuniste është duke ndryshuar për zhvillime të reja. Janë shtuar shkallët, për të lejuar vizitorët të shëtisin ndërtesën dhe për të shijuar pamjet mahnitëse të qytetit. Piramida e rikoncepturar do të akomodojë klasa mësimi, kafene dhe zyra për kompanitë e teknologjisë. Ideja është përdorimi i një hapësire, që më përpara funksionoi si formë presioni, për të edukuar brezat e rinj.