Zamo Spathara, president i Federatës Shqiptare të Rafting, në një intervistë për Report Tv ka treguar sesi si kanë gjetur turisten holandeze një ditë më parë, në kanionet e lumit Osum.

 

Spathara u shpreh se e gjetën rastësisht, 64-vjeçaren, Helma Schurmmans, buzë lumit dhe ishte pothuajse e rraskapitur. Ato i kanë dhënë ndihmën e parë turistes dhe më pas janë nisur për të kërkuar në pikat ku ato mendonin partnerin e saj Jules Schurmmans, 68 vjeç, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sipas Spatharës, ka shumë rrezik që trupi i tij do të jetë zhytur në ujë e se është e vështirë të gjendet.

 

‘Ne e dimë rrezikun se ku është dhe falë rregullore sonë të fortë ne kemi mundur që të mbajmë një standard të tillë pa humbje jete. Dje ishte një ditë shumë e rëndë.

 

Ne ishim dje në aktivitete tona dhe rastësisht shohim një zonjë që kishte ndaluar buzë lumit dhe ishte pothuajse e rraskapitur dhe ishte në gradët e fundit të jetës. E morëm e veshëm me rrobat tona. Tani që ka ujë shumë duhet të jesh i veshur me një veshje termike për të mbajtur një temperaturë konstante të trupit. Duhet të ketë një skafandër.

 

Ne e gjetëm buzë lumit, ishte në një gjendje të vështirë. Pasi mori veten, ne e morëm e shoqëruam i dhamë ndihmën e parë. Shumë shpejt u nismë drejt kanionit nuk gjetëm asgjë. Pamë në të gjitha pikat ku mendonim se mund ta gjenim. Tani mendojmë se trupi është zhytur poshtë ujit dhe është e vështirë të gjendet.’- tha Spathara.