Përgjatë aksit Elbasan-Librazhd po punohet për rehabilitimin e plotë të këtij aksi me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se puna do të realizohet me segmente pjesore për të mos sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.
Aksi Elbasan-Librazhd iu nënshtrua edhe një vit më parë rikonstruksionit për përforcimin e pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshme.