Riprodhimi i filmit “Sirena e Vogël” nga Disney ka fituar vetëm 3.6 milionë dollarë në Kinën kontinentale që nga hapja atje më 26 maj, një sasi e papërfillshme duke pasur parasysh se Kina është vendi i dytë më i madh në botë nga mund të nxirren fitime kinematografike.

 

Pritja e ftohtë e filmit erdhi pasi shikuesit nuk ishin dakord me vendosjen e Halle Bailey në rolin e Ariel. Të shumta kanë qenë komentet raciste ndaj saj, pasi ajo që shikuesit prisnin ishte Arieli që kanë parë kur kanë qenë të vegjël, me flokët e kuq dhe lëkurën e bardhë.

 

“Përralla me të cilën u rrita, ka ndryshuar aq sa s’njihet më”,- ka shkruar një komentues.

 

Edhe pse filmi ende nuk është shfaqur në Japoni, kritikat nuk kanë munguar dhe duket se të gjithë shqetësohen vetëm nga ngjyera e lëkurës së aktores kryesore.

 

“Mos shkel mbi kujtimet e dashura të fëmijërisë sime dhe mbi imazhin e Arielit”,-ka shkruar një komentues, i cili mesa duket nuk e pranon dot që sirena e vogël të vij në një variant tjetër ndryshe nga ai tradicionali.

 

Në nivel global, filmi tani ka fituar rreth 327 milionë dollarë, me 186 milionë dollarë që vijnë në vend dhe 141 milionë dollarë të nxitura nga audienca ndërkombëtare.