“Eurovision” ka nisur përgatitjet e fundit për mbrëmjen e 9 majit. Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, me këngën “Duje”.

 

Por edhe një tjetër këngëtare shqiptare do të performojë në skenën e “Eurovision, si e ftuar speciale e natës së parë.

 

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila do japë premierën e këngës së saj të re “Prasing You” dhe do këndojë disa nga këngët e saj në skenën e Eurovisionit, që këtë vit do të mbahet në Liverpool.

 

Ndërsa Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj.