Princesha Lilibet e Sussex-it, vajza e princit Harry dhe Meghan Markle, mbushi 2 vjeç këtë të diel.
Sipas “Goodto” i cili raportoi për dhuratën e Charles për Lilibet, princesha e festoi ditëlindjen e saj të parë në Angli rreth kohës së Jubileut Platinum të mbretëreshës Elizabeth II.
Ndërsa ditëlindja e dytë e Lilibet, ndoshta për shkak të marrëdhënieve të ftohta mes prindërve të saj dhe familjes mbretërore, u festua në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Mbreti Charles po sigurohet që dhurata e tij do të jetë një dhuratë që do të mbahet mend përgjithmonë.
Ai ka bërë porosi një shtëpi të vogël, të ngjashme me atë që kishin mbretëresha dhe princesha Margaret kur ishin vajza.
Mbretëresha Elizabeth mori një shtëpi të vogël kur ajo ishte gjashtë vjeç. E quajtur “Y Bwthyn Bach” (“Vila e Vogël” në uellsisht), vila ishte “një dhuratë nga populli i Uellsit” dhe qëndronte në terrenin e Lozhës Mbretërore në Windsor. Epo dhe Lilibet do ketë një të tillë.