Qeveria ka shfuqizuar Bordin e Transparencës për çmimin e karburanteve. Lajmi është dhënë nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një dalje per mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës u ngrit një bord i transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Bazuar në stablizimin e çmimeve ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg.”- thotë Ibrahimaj.