Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi hodhi nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga.
40-vjeçari ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “5 Maji” dhe teksa pa efektivët e policisë hodhi nga dritarja e mjetit çantën me sendet e kundërligjshme.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, municion luftarak si dhe prangat e ngjashme me ato të policisë.
Materialet në nagrkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “5 Maji”, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, për kapjen e tij. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin”, njofton policia.
LINI NJE KOMENT