Pas kaosit të shkaktuar në seancën e kaluar, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së.

 

Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

 

Në kërkesën, depozituar në Kryesine e Kuvendit thuhet se Boçi, Vokshi, Salianji, Zhupa, Baçi dhe Shehu në mënyrë të koordinuar bllokuan foltoren e Kuvendit.

 

Ndërsa deputetët Bardhi dhe Nallbati kanë artikuluar fjalë fyese drejtuar kryetares së Kuvendit.

 

Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën, të cilën e kanë depozituar në Kryesi.