350 bime narkotike kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në fshatin Macukull në Mat. Parcela me bimët narkotike u zbulua në një zonë të pyllëzuar.

 

Në pranga ka rënë Taulant Tatraku, 33-vjeç banues në Tiranë, i cili dyshohet se ishte kultivues në një nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve

 

Ai u kap gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë dhe ka tentuar të largohej, por është kapur  dhe arrestuar në flagrancë.

 

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.