Ka ndodhur rasti i parë në botë, ku një krokodil ka lënë veten shtatzënë në kopshtin zoologjik në Kosta Rika.

 

 

Ajo prodhoi një fetus që ishte 99.9% gjenetikisht identik me veten e saj. Fenomeni i të ashtuquajturës “lindja e virgjër” është gjetur te speciet e shpendëve, peshqve dhe zvarranikëve të tjerë, por asnjëherë më parë te krokodilët.

 

Shkencëtarët thonë se tipari mund të jetë trashëguar nga një paraardhës evolucionar, kështu që dinozaurët gjithashtu mund të kenë qenë të aftë për vetë-riprodhim.

 

 

Hulumtimi është publikuar në revistën Royal Society, Biology Letters. Dr Warren Booth i cili tani punon në Virginia Tech në SHBA, ka 11 vjet që studion lindjet e virgjëra, të njohura shkencërisht si partenogjenezë.

 

Dr Booth analizoi fetusin dhe zbuloi se ishte më shumë se 99.9% gjenetikisht identik me nënën e tij, duke konfirmuar se nuk kishte baba. Ai i tha BBC News se nuk ishte i befasuar nga zbulimi.

 

”Ne e shohim atë tek peshkaqenët, zogjtë, gjarpërinjtë dhe hardhucat dhe është jashtëzakonisht e zakonshme dhe e përhapur”.

 

Ai spekuloi se arsyeja që partenogjeneza nuk është parë te krokodilët është sepse njerëzit nuk kanë kërkuar shembuj të tyre.

 

“Ka pasur një rritje të madhe në raportet e partenogjenezës kur njerëzit filluan të mbanin gjarpërinj, por askush nuk ka mbajtur një krokodil”, tha ai.

 

Një teori është se kjo ndodh në speciet e afta për partenogjenezë, kur numri i tyre zvogëlohen dhe ato janë në prag të zhdukjes. Dr Booth tha për lajmet e BBC se kjo mund të ketë ndodhur me disa lloje dinozaurësh kur numri i tyre u pakësua për shkak të ndryshimeve mjedisore.

 

‘Fakti që mekanizmi i partenogjenezës është i njëjtë në kaq shumë specie të ndryshme, sugjeron se është një tipar shumë i lashtë që është trashëguar gjatë gjithë epokave. Pra, kjo mbështet idenë se dinozaurët gjithashtu mund të riprodhohen në këtë mënyrë.