Mjekët e Spitalit Kirurgjikal kryen një ndërhyrje të vështirë për  heqjen e tumorit në mëlçi tek një 51-vjeçare.

 

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

 

“I dhanë jetë për herë të dytë. Ermira Fekushi i’a ka dalë për mrekulli dhe është drejt rikuperimit, pas një ndërhyrje të vështirë për heqjen e tumorit në mëlçi. Pas operacionit delikat, rezeksion disegmentar i lobit të djathtë”, theksoi Manastirliu.

 

Ministrja Manastirliu u shpreh se “51-vjeçarja dhe familjarët e saj shprehin vetëm fjalë të mira dhe mirënjohje për ekipin e mjekëve në Spitalin Kirurgjikal në QSUT me Prof. Arben Gjata, Dr. Endrit Shehu, Dr. Juliana Shahu, Dr. Ernest Caka dhe infermieret Menada Cami, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia”.